Kryeministri Mustafa për McCain: Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta

18:18 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryeministri Isa Mustafa, në emër të qytetarëve të Kosovës, i ka uruar shërim të suksesshëm Senatorit John McCain, i cili është diagnostifikuar me kancer në tru.

Në mesazhin e tij, kryeministri Mustafa duke iu referuar të kaluarës heroike të senatorit John McCain, ka thënë se heronjtë janë të destinuar të sfidohen në vazhdimësi nga jeta.

“Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta. Qytetarët e Kosovës Ju dëshirojnë shërim të suksesshëm, Mik i Madh i Kosovës, John McCain”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa, të publikuar në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme