Kryeministri Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

12:44 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë darkë të ftuar nga zonja Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri Mustafa, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të
diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës, kryeministri Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme