Google ADS

Kryeministri malazias përshëndet ratifikimin e demarkacionit

19:52 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Edhe kryeministri malazias, Dushko Markoviq, e ka përshëndetur miratimin e demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi.

Markoviq ka uruar shumicën e Kuvendit për vendimin e djeshëm, duke shtuar se ratifikimi tregon se çështjet e rëndësishme rajonale mund të zgjidhen pa ndërmjetësim nga jashtë.

Tutje Markoviq ka thënë se ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet bilaterale, e në veçanti është vendim që përmbush njërin prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës të cilët vërtet këtë edhe e meritojnë.

`Na vjen mirë gjithashtu edhe për kontributin tonë që kemi dhënë si qeveri për tejkalimin e kësaj çështjeje dhe dëshminë tonë për marrëdhënie të mira me Kosovën, gjithnjë në frymën e euro-integrimeve`, ka përfunduar deklaratën kryeministri Markoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme