Kryeministri malazez viziton Kosovën në janar

22:17 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviq do ta vizitojë Kosovën në janar, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Halil Matoshi, këshilltari për media i Zyrës së Kryeministrit.

“Demarkacioni është në proces”.

“Kryeministri i Malit të Zi vjen zyrtarisht në janar. Ka mesi i janarit ose deri 20 janar”, ka thënë Matoshi në Zonën B të Klan Kosovës.

“Ka indikacione që kjo çështje do të zgjidhet në favor të të dy palëve”./klan kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme