Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pritet të vizitojë Kosovën të mërkurën e kësaj jave.
Sipas Qeverisë së Kosovës, Markoviq do të arrijë në Kosovë me datën 14.
“Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018. Agjenda e plotë për takimet të cilat do t’i zhvillojë do të bëhet publike me kohën”, ka thënë shkurt, Donjeta Gashi nga Zyra për Informim për Indeksonline.
Njëashtu Indeksonline mëson se arritja e Markoviq në Prishtinë do të jetë në ora 16:00.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pritej të arrinte në Kosovë të martën e javës së kaluar gjë e cila nuk u bë pas problemeve me motin.
Aeroplani në të cilin gjendej ai nuk arriti të zbritej në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, me arsyetimin e mjegullës së madhe.
Kryeministri malazez këtë vizitë do ta zhvillojë në kohën kur liderët politikë janë duke shqyrtuar mundësin e gjetjes së një zgjidhje për Demarkacionin.
Edhe pse ne agjendë nuk ishte paraparë çështja e demarkacionit, Markoviq ishte shprehur i gatshëm të diskutoj edhe për këtë bashkë me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.
Ndërsa kryeministri Hardinaj pati deklaruar se demarkacioni tashmë është temë në Kuvend dhe se nuk ka mbetur hapësirë për negocim mes kryeministrave.
“Qëllimi i kësaj vizite ka thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra ky është qëllimi kryesor. Kosova ka një ide bashkëpunimi me Shqipërinë, një ide të tillë kemi edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Sa i përket Demarkacionit, tema është në parlament, nuk ka mbet shumë hapësirë për negocim mes kryeministrave”, pati thënë Haradinaj./Indeksonline/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 or...
Kishte veshur maicë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, ar...
Më 11 tetor ndërrohet komanda e KFOR-it, do të udhëheqë Enri...
Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj
Shpërthim në Podujevë
I hyri në shtëpi i maskuar dhe sulmoi çiftin, policia në kër...