Kryeministri malazez, Dushko Markoviq pritet ta vizitoi Kosovën në fund të këtij muaji. Në qeverinë e Kosovës kanë thënë se janë duke e organizuar këtë vizitë dhe se ajo pritet të realizohet në mes të datave 20-30 janar.
“Në takimin e kryeministrit Haradinaj me kryeministrin e Malit të Zi, Markoviq, në dhjetor të vitit të kaluar, është arritur pajtueshmëria për vizitë në Kosovë ndërmjet 20 dhe 30 janarit 2018”, ka thënë për Indeksonline, Halil Matoshi nga Zyra e Informimit të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se vizita tashmë është në proces të organizimit dhe harmonizimit të agjendave.
Në pyetjen që Indeksonline i kishte bërë kryeministrit Haradinaj në intervistën dhënë për fundvit, se çka pret konkretisht nga kjo vizitë e homologut malazez, i kishte thënë se është me rëndësi thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi në çdo temë.
“Ka dhjetëra marrëveshje bilaterale që duhet t’i arrijnë dy shtetet që janë të shumta, në mesin e tyre edhe demarkacioni. Pa marr parasysh si shkojnë proceset me demarkacionin, jeta mes dy vendeve vazhdon, marrëdhëniet duhet të zhvillohen dhe kemi shumë tema që janë në interes dypalësh si rasti me Maqedoninë, ku ishte kryeministri Zaev, pastaj kam qenë edhe në Tiranë ku kam mbajtur takim me qeverinë e atjeshme të Edi Ramës. Është në interes të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve”, ka thënë Haradinaj.
Demarkacioni vazhdon të mbetet njëra nder temat e nxehta mes dy shteteve, por që ende nuk dihet se cila do të jetë përgjigja zyrtare e Markoviqit që do ta jap në Prishtinë përkitazi më ketë temë.
Ndryshe, se fundi janë shtuar zërat dhe kërkesat e shumta që demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës brenda janarit./Indeksonline/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...