Kryeministri malazez: Demarkacioni temë e kryer, zvarritja nga Kosova nuk ndihmon asgjë

19:55 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviq ka thënë se demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë por se do ta diskutojë këtë temë nëse e hap kryeministri ynë.

“Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vetë. Jam e besimit se parlamenti i Kosovës do të ratifikoj marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, tha Markoviq.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se temë e diskutimit në takim me homologun Markoviq nuk do të diskutohet për demarkacionin.

“Qëllimi i kësaj vizite ka thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra ky është qëllimi kryesor. Kosova ka një ide bashkëpunimi me Shqipërinë, një ide të tillë kemi edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Sa i përket Demarkacionit, tema është në parlament, nuk ka mbet shumë hapësirë për negocim mes kryeministrave”, kishte thënë Haradinaj./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme