Rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe për integrim pa asimilim u theksua në vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shkollën shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut.
Në takimin e përbashkët me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe me themeluesit e drejtuesit e kësaj shkolle, Kryeministri Kurti vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e mërgatës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Kryeministri konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkollën shqipe në vendet ku jeton mërgata shqiptare. Po ashtu theksoi se Qeveria e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin dhe përfshirjen e profesionistëve nga mërgata në hartimin e politikave zhvillimore dhe strategjike.
Themeluesi i shkollës, Qemal Zylo foli për kontributin e këtij institucioni për zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së origjinës si dhe njohjes me trashëgiminë kombëtare shqiptare. Ai bëri të ditur se programet e shkollës mbështeten në programet e përgatitura nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.
U bashkëbisedua edhe për rëndësinë e posaçme që ka rrjetëzimi i profesionistëve në mërgatë dhe ndërtimi i mekanizmave për transferimin e njohurive, dhe ekspertizës ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe atyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Anisa dhe Lela këndojnë gjatë orëve të vona (VIDEO)
I akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vje...
Thellohet përçarja në partinë “Guxo”, dega në Pejë dalin kun...
Deputeti i Guxo: Peci ka thënë në Pejë në listë për deputet ...
Nga java e ardhshme KQZ nis certifikimin, fillimisht bëhet v...
“Po bëhen krejt bashkë kundër meje”, Driloni diskuton me Ani...