Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Bajrami

14:28 | 18 Shtator 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Bajrami në Prishtinë, me rastin e vdekjes së znj. Sherife Blaku – Bajrami.

Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortit të së ndjerës, historianit Hakif Bajrami, si dhe familjarëve e miqve për humbjen e më të dashurës së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme