Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi gjatë ditës Panairin e Librit “Prishtina 2024” së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe studentë e aktivistë.
Këtë herë, edicioni i 24-rt i panairit, erdhi nën moton “Përgjigjja është libri” dhe u organizua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.
Kryeministri pati mundësinë të shohë nga afër botime të vjetra e të reja të paraqitura përgjatë këtij panairi e ku veçanërisht vlerësoi botuesit dhe autorët vendas.
Dita e fundit e panairit është ajo e nesërmja. Kryeministri Kurti i ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë atë përpara mbylljes së të dielës./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin