Në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, me rastin e shënimit të përvjetorit të 31-të të Ditës së Shtetësisë së Republikës së Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti , shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Kryeministri Kurti, në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës uroi Ditën e Shtetësisë së Sllovenisë.
“Ky aktivitet festiv është një rast i mirë për të përkujtuar edhe raportet historikisht të mira ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve tona.
Kosova gjithmonë ka gjetur te Sllovenia një mik të sinqertë, i cili ka mbështetur në vazhdimësi aspiratat dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për të arritur lirinë dhe pavarësinë, e për të konsoliduar shtetësinë e saj”, tha kryeministri Kurti.
Ai tha se Republika e Sllovenisë sot mbetet një nga modelet më të suksesshme për t’u ndjekur në rrugën e zhvillimit dhe progresit, duke u bazuar në vlerat më të avancuara të demokracisë.
“Nga perspektiva historike, mund të themi lirisht se përpjekjet e suksesshme të popullit slloven për arritjen dhe konsolidimin e shtetësisë në fillim të viteve ‘90, ishin një udhërrëfyes frymëzues edhe për popujt e tjerë në rajonin tonë, në luftën për liri dhe pavarësi”, tha kryeministri.
Duke vlerësuar lidhjet e thella dhe të gjëra ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, kryeministri evokoi kujtime nga koha kur kishte lexuar novelën “Shërbëtori Jernej dhe e drejta e tij” të shkrimtarit modernist e social-demokrat slloven Ivan Cankar, që përputhej me kohën e fjalimit të presidentit të atëhershëm slloven Milan Kuçan, në Cankarejev Dom, në mbështetje të grevës së minatorëve të Trepçës më 27 shkurt të 1989-ës.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Sllovenisë dhënë Kosovës në të gjitha etapat, duke qenë edhe shteti i parë i dalë nga Jugosllavia i cili e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, pak javë pas shpalljes së pavarësisë, më 17 Shkurt 2008.
“E çmojmë lartë mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese në strukturat Euro-Atlantike, për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe për anëtarësimin në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”, tha ai.
Kryeministri theksoi se Sllovenia ka qenë dhe mbetet një prej partnerëve të rëndësishëm ekonomik, social, e në fusha të tjera për Kosovën./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...