Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Gjatë diskutimit u diskutua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët, përcjell Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në njoftimin për media.
Kryeministri Kurti tutje e falënderoi ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...