Kryeministri Kurti u prit nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici

20:11 | 29 Qershor 2021
Arbresh.info

E kaltra për drejtësi dhe besnikëri, e kuqja për guxim dhe sakrificë janë ngjyrat simbol të karabinierisë, që shërben në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it.

Nën këto dy ngjyra emblematike, me nderime ushtarake komandanti i kësaj njësie, Stefano Fedele, dhe komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) Gjeneralmajori Franco Federici, mirëpritën Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në prani edhe të udhëheqësve të njësive të këtij regjimenti u prezentuan funksioni dhe aktivitetet e MSU-së që vepron në Kosovë që nga viti 1999.

Më pas, gjatë drekës së punës u diskutua situata e sigurisë në vend dhe bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme