Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku dhe Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Shqipe Selimi, Enver Dugolli, Aziz Bici dhe Furtuna Sheremeti, është biseduar rreth ngjarjeve aktuale në vend me fokus në amandamentimet e nevojshme legjislative, dhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe gjendjen e veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...