Google ADS

Kryeministri Kurti takon ambasadoren e Francës, i përsërit vullnetin e tij për takime koordinuese me presidentin

22:23 | 4 Mars 2020
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, pati një takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, të shoqëruar prej këshilltares së saj të parë, Carole Blestel-Feffer.

Kryeministri Kurti shprehu edhe një herë qëndrimin e tij në lidhje me taksën dhe nënvizoi se ngutia me të cilën u konceptua taksa nuk mund të praktikohet edhe në heqjen e saj. Ndaj dhe shkallëzimi në këtë proces do të thotë edhe vendosje e reciprocitetit. Kjo nis edhe me heqjen nga ana e Serbisë e barrierave jo-tarifore.

Dialogu duhet të ndërtohet në horizontin e pranisë së duhur të BE-së dhe ShBA-së. Në takim u fol gjatë për situatën politike të Kosovës si dhe për mbështetjet ndërkombëtare të saj.

Ambasadorja Butel, nga ana e saj mbështeti komunikimin e hapur dhe pjekurinë në politikën e jashtme. Kjo gjë kërkon nga ana e vet të njësohet politika e jashtme e Kosovës.

Kryeministri Kurti e përsëriti vullnetin e tij për takime koordinuese me presidentin. Për sa i takon pranisë serioze të Evropës në përgatitjen e dialogut,  Ambasadore përmendi rëndësinë e Samitit të Zagrebit dhe nismës për samitin në Paris.

Mes kryeministrit dhe ambasadores u fol edhe për rolin e investimeve në rritjen ekonomike të Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme