Në ditën e parë të vizitës në Washington DC, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit në takim nga Senatorja Joni Ernst.
Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri falënderoi senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen e Gardës Kombëtare të Iowas për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri theksoi se mbështetja e tillë është bërë edhe më e domosdoshme pas invazionit ilegal të Rusisë dhe aleancës ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë, përcjell arbresh.info.
Në takim u bisedua për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe fushat zhvillimore.
Kryeministri Kurti e njoftoi për fillimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e theksuar të buxhetit për mbrojtje, rritjen e mbështetjes për bujqësi, rritjen e pensioneve për 11% dhe pensioneve për persona me aftësi të kufizuara për 33%, arsimimin publik falas përfshirë nivelin universitar.
Ai theksoi indikatorët pozitivë ekonomik që po sjellë stabiliteti institucional në vendin tonë, përfshirë rritjen dyshifrore ekonomike, rritjen e të hyrave doganore për 31%, rritjen e të hyrave tatimore për 34.3%.
Në përmbyllje të takimit, senatorja Ernst shprehu vlerësimin e saj për kryeministrin Kurti dhe tha që dera e saj është gjithmonë e hapur për të./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...