Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Britani të Madhe, takoi Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.
Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet të dy vendeve, shkruan arbresh.info.
Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.
Sekretarja Truss theksoi se Qeveria Britanike e konsideron Republikën e Kosovës si aleate shumë të rëndësishme në rajon.
Duke biseduar për sigurinë, u theksuan sfidat që vijnë nga invazioni dhe agresioni i pajustifikuar i Federatës Ruse në Ukrainë.
U pajtuan për domosdoshmërinë e shtimit të veprimeve kundër këtij invazioni ilegal rus në Ukrainë dhe sfidimin e ndikimit malinj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /arbresh.info
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...