Google ADS

Kryeministri Kurti takoi bashkatdhetarët në Berlin

21:40 | 10 Dhjetor 2023
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mrika Limani Myrtaj, ministrin, Hajrulla Çeku, dhe kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Gjermani, Fahri Beqa, zhvilluan sot një takim me bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, zhvillimet e fundit, si dhe u prezantuan të arriturat përgjatë këtyre dy vjet e nëntë muajve në qeverisje.

“Krahas miratimit të ligjit që ua mundëson bashkatdhetarëve votimin nëpër ambasada të Republikës tonë, kyçjes së të rinjve nga mërgata në Programin për Diplomaci, dhe investimeve që bashkatdhetarët kanë bërë në Kosovë, në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtrishme tash që është hapur ankadi.”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Mërgata jonë vazhdon të jetë motor qendror për zhvilimin ekonomik dhe demokratik të Republikës tonë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme