Kryeministri Kurti shprehet i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrë

11:39 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit, pasi që i njëjti ndodhet jashtë vendit.

Lidhur me mosparaqitjen e tij, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për Arbresh.info ka thënë se Prokuroria Speciale ka qenë e njoftuar.

Megjithatë, Kryeziu tha se kryeministri ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka thënë Kryeziu./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Kurti s’paraqitet në Prokurorinë Speciale, zëdhënësja e PSRK-së: Ndodhet në udhëtim jashtë vendit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme