Google ADS

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

09:36 | 3 Gusht 2021
S D

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkuar sot për vizitë në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve.

Kurti është pritur nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kurti dhe Muharremaj më pas kanë vizituar Brigadën e zjarrfikësve, prej ku është njoftuar për situatën me zjarre në këtë komunë.

Situata me zjarre në Kosovë vazhdon të jetë problematike në disa rajone të Kosovës.

Pas situatës me zjarre, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se referuar situatës në të cilën ndodhemi lidhur me përhapjen e disa zjarreve nëpër lokalitete të ndryshme të vendit tonë, me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri.

“Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë”.

Ndryshe, deri tani lidhur me zjarrvënie, ​Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Njëri është arrestuar në Zubin Potok dhe tjetri në Babimovc të Obiliqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme