Google ADS

Kryeministri Kurti rikthehet në hotelin e takimeve

17:53 | 26 Tetor 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer përsëri në hotelin në afërsi të selisë së BE-së ku kanë mbajtur takimet me Scholz, Macron dhe Meloni, shkruan Euronews, përcjell Arbresh.info.

Kurti po takohet aktualisht me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi mundësinë e takimeve të reja të udhëheqësve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Puna është në vazhdim e sipër. Ndoshta duhet të largohemi nga samiti i BE-së dhe të ulemi sërish me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe të shohim nëse mund të gjejmë ndonjë zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes këtij dialogu”, u tha Borrell gazetarëve.

Pritet të shihet nëse do të ketë një takim Kurti-Vuçiq./Arbresh.info/

Foto nga Xhemajl Rexha

Të ngjashme