Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Republikën e Kosovës përgjatë viteve.
Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë.
Kryeministri e falënderoi veçanërisht ambasadoren për rolin e saj aktiv në promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtje të mjedisit.
Ai e përgëzoi edhe për vendimin për aplikim për anëtarësim në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të jetë vlerë e shtuar për aleancën dhe do të forcojë paqen dhe sigurinë në Evropë.
Ambasadorja Hernmarck falënderoi Kryeministrin për bashkëpunimin, duke i uruar suksese me reformat që ka filluar, për stabilitetin institucional që ka sjellë dhe për fokusimin në politika që transformojnë jetët e qytetarëve.
Po ashtu, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Suedisë për përkrahjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm ekonomik, sundim të ligjit dhe shoqëri të lirë e demokratike. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...