Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kerstin Zielosko, Kryetare e organizatës gjermane të arsimit, Education Unlimited e. V, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë.
Ai mirëpriti të pranishmit dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin e deritashëm e njëkohësisht shprehu gatishmërinë e thellimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Kryeministri Kurti ndau me të pranishmit të arriturat kryesore gjatë qeverisjes, duke veçuar miratimin në lexim të parë të ligjit për rritjen e pagës minimale pas 11 vitesh në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale, si dëshmi e angazhimit serioz të Qeverisë në përmbushjen e zotimeve para qytetarëve dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Në mesin e planeve dhe synimeve të qeverisë, kryeministri potencoi ngritjen e cilësisë së arsimit dhe urëzimin e tij me kërkesat e tregut të punës nëpërmjet modelit të sistemit dual të arsimit.
Në këtë drejtim, u diskutua edhe për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe mundësinë e prezantimit të lëndës për kodim në shkollën e mesme dhe atë fillor.
Kryeministri Kurti po ashtu theksoi edhe rolin shumë të rëndësishëm të diasporës sonë në ndërtimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet ku ata jetojnë, por edhe në shkëmbimin e përvojave dhe dijes praktike.
Në shtator të vitit të kaluar, në Zyrën e Kryeministrit, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë dhe Education Unlimited e. V, për projekte arsimore./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin