Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack, të cilën e falënderoi për kontributin shumëvjeçar në mbështetje të Kosovës.
Ish-eurodeputetja Pack, përgëzoi kryeministrin për marrjen e detyrës dhe për frymën e re që sollën zgjedhjet e fundit. Ajo vlerësoi përkushtimin e Qeverisë për të sjellë ndryshime në vend, shkruan arbresh.info.
Po ashtu ritheksoi mbështetjen e saj për Kosovën dhe rajonin, në përpjekjet për paqe, siguri dhe integrim në Bashkimin Evropian.
U bisedua për zhvillimet politike në vend dhe prioritetet e qeverisë për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nga jashtë. Po ashtu, u diskutua për të arriturat gjatë këtyre 100 ditëve të qeverisjes si dhe takimin e 15 qershorit në Bruksel mbi kapitullin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti theksoi planet e qeverisë lidhur me sistemin e edukimit dual dhe mundësitë e bashkëpunimit me shtetet evropiane dhe mërgatën tonë nga shtetet gjermanofolëse, si dhe sjelljen e përvojave të mira për kontekstin e Kosovës./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...