Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers nga radhët e Partisë Konservatore dhe Stephen Doughty, Alex Sobel dhe Luke Pollard nga radhët e partisë Laburiste. Ata janë pjesë e delegacionit nga Unioni Ndërparlamentar Britanik të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë zyrtare. Doughty, Sobel dhe Pollar njëherit janë edhe anëtarë të kabinetit nën hije të Partisë Laburiste.
I nderuar nga vizita e tyre në Kosovë, kryeministri Kurti tha se Britania e Madhe është mike, partnere dhe aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Nyje e fortë e lidhjes ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është intervenimi i NATO-s, në vitin 1999. 23 vjet më pas, Kosova është tregim i dyfishtë i suksesit. Së pari, sukses i ndërhyrjes perëndimore dhe NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb. Dhe së dyti, është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore funksionojnë krah për krah. Ai tha se është shumë e rëndësishme që të mbrohet rrëfimi i ndërhyrjes së suksesshme të NATO-s në Kosovë, sepse kështu mbrohet edhe historia e NATO-s.
Deputetët u shprehën se Kosova ka mbështetjen e plotë ndërpartiake në Britani të Madhe, ndërkaq shprehën interesimin për mundësitë dhe format e shtimit të bashkëpunimit në fusha si ajo e infrastrukturës, energjisë së ripërtëritshme, shkëmbimit tregtar dhe sigurisë. Kryeministri Kurti tha se Kosova e vlerëson lart mbështetjen ndërpartiake që gëzon në Britani të Madhe dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka interesimin, vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar më shumë dhe më mirë në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ai po ashtu tha se ndihma dhe mbështetja e Britanisë së Madhe është shumë e rëndësishme në synimet e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit të NATO-s për Partneritet dhe Paqe dhe anëtare e Këshillit të Evropës, në të cilën organizatë tashmë edhe ka aplikuar.
Gjatë takimit u diskutua edhe për pasojat dhe rreziqet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, që javën tjetër shënon muajin e pestë, si dhe veprimet e menjëhershme që Republika e Kosovës ka ndërmarrë në linjë me politikat e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimin me Ukrainën./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...