Kryeministri Kurti pranoi urim nga kryetari i Partisë Republikane Popullore të Turqisë, Kemal Kiliçdaroglu

16:22 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Partisë CHP (Partia Republikane Popullore e Turqisë), Kemal Kiliçdaroglu.

Në urim thuhet:

I nderuari z. Kryeministër,

Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përgëzoj për emërimin tuaj si
Kryeministër dhe formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Jam i sigurt se mandati juaj i ri do të sjellë një periudhë paqeje dhe prosperiteti për vendin tuaj.

Gjithashtu besoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të dy popujve tanë dhe të rajonit tonë.

Përmes kësaj dëshiroj të konfirmoj gatishmërinë e CHP-së për të bashkëpunuar me ju me qëllim të fuqizimit dhe forcimit të solidaritetit midis dy vendeve tona vëllazërore.

Duke ju uruar sukses të vazhdueshëm juve dhe kabineteve tuaja, i shpreh urimet e mia më të mira për mirëqenien e popullit miqësor të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme