Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin me temën “Vlerësimi i gjendjes aktuale të komunitetit turk në Kosovë”, për të diskutuar çështje të ndryshme të këtij komuniteti në Republikën e Kosovës, sfidat me të cilat përballen ata, shqetësimet e tyre, por edhe idetë e modalitetet në tejkalimin e këtyre pengesave, thuhet në një komunikatë për media.
Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin e komunitetit turk në Republikën e Kosovës për zhvillimin, demokratizimin, por gjithashtu edhe për pavarësimin e Republikës së Kosovës.
”Ne e dimë që edhe para luftës e pas luftës por edhe para shpalljes së pavarësisë e pas shpalljes së pavarësisë raportet tona ndërnjerëzore, qytetare, politike kanë qenë gjithmonë të larta”, tha ai.
Kryeministri u shpreh i bindur se mund të bëjmë më shumë dhe mund të bëjmë më mirë duke evidentuar pengesat, vështirësitë, sfidat që i kemi dhe duke i tejkaluar së bashku me vullnet qytetarë e shoqërorë në njërën anë por edhe në anën tjetër me angazhim e përgjegjësi institucionale.
Duke folur për lidhjen mes Kosovës e Turqisë dhe raportet mes tyre, kryeministri veçoi se asnjëherë nuk duam që në lidhjen e Kosovës me Turqinë të mos merr pjesë komuniteti turk i cili është element thelbësor i urës së fuqishme midis dy vendeve tona.
Në këtë takim e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, e cila e falënderoi kryeministrin Kurti për mbështetjen që i ka dhënë lidhur me të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, pa asnjë dallim.
Gjatë takimit, u fol për çështje të ndryshme me rëndësi për komunitetin turk. Të pranishmit e falënderuan kryeministrin Kurti për gjithë çfarë ai ka bërë dhe po bën për komunitetin turk./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...