Pas pritjet shtetërore në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë për ekipin olimpik, që mori pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, ekipi olimpik u mirëprit edhe në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, në një pritje të organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në prani të ministrave dhe zëvendësministrave të qeverisë, deputetëve të kuvendit dhe përfaqësuesve të Komunës së Pejës, Kryeministri Kurti i përgëzoi edhe një herë sportistët nga zemra për medaljet dhe të gjitha momentet e paharrueshme që na kanë dhuruar dhe u uroi suksese të vazhdueshme në të ardhmen. Ai falënderoi të gjitha strukturat sportive dhe përfaqësuesit e institucioneve për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj sportistëve.
Në Lojërat Olimpike Parisi 2024, Republika e Kosovës u përfaqësua nga nëntë sportistë në disiplinat e xhudos, boksit, notit dhe atletikës, të cilët fituan një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë (të dyja në disiplinën e xhudos), duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të medaljeve olimpike nga pjesëmarrja në tri olimpiada, Rio 2016, Tokio 2020 dhe Paris 2024.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Shumë i dashur ekip Olimpik,
Të nderuar drejtues të strukturave sportive, përfaqësues të institucioneve dhe miq të dashur,
Mirë se keni ardhur në këtë takim të veçantë, ku kemi nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim ekipin tonë olimpik të Kosovës, të cilët sapo janë kthyer nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ju përgëzoj nga zemra për medaljet dhe të gjitha momentet e paharrueshme që na keni dhuruar. Nëse ndonjëherë ju ka shkuar mendja se të jesh kryeministër është një punë e vështirë, provoni që të jeni sportistë elitarë të rangut më të lartë, të atyre që marrin medalje në lojëra olimpike dhe e kuptoni çka është vështirësia, që tejkalohet dhe disiplina që sjellë sukses.
Unë me këtë rast dua të falënderoj të gjitha strukturat sportive dhe përfaqësuesit e institucioneve për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj të palodhur. Pa juve, sukseset e sportistëve tanë nuk do të ishin të mundura.
Le ta shijojmë këtë mbrëmje së bashku, të festojmë arritjet e xhudistëve tanë dhe të shikojmë përpara drejt sfidave dhe fitoreve të reja që na presin.
Ju uroj të gjithëve shumë suksese në të ardhmen. Faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit që e bëni Kosovën krenare!
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...