Google ADS

Kryeministri Kurti: Nuk e përjashtoj mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia

18:23 | 17 Dhjetor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth mundësisë së një lufte të re në Kosovë.

Në një ointervistë për gazetën gjermane, Stern ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia e një sulmi sepse nuk varet nga ne, shkruan Arbresh.info.

“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti ndër të tjera ka thënë se shteti i Kosovës po investon në ushtri.

“Ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të PBB-së duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe”.

Ai shtoi se Kosova e ndjenë agresionin serb.

“Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiq policinë dhe ushtrinë e tij. Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme