Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është nisur drejt kryeqendrës amerikane, Uashington D.C.
Këtë njoftim, Kurti e ka bërë përmes një “InstaStory”, ku ka thënë se do të avokojë për vlerat dhe prioritetet e Kosovës, por nuk ka dhënë ndonjë informacion se me kë do të takohet apo me çfarë niveli zyrtarësh.
Megjithatë, kryeministri Kurti ka bërë të ditur se do të bashkëbisedojë edhe me shoqërinë civile, investitorët potencialë dhe porfesionistët e mërgatës.
“Nga Detroiti për në Washington D.C për të avokuar për vlerat e prioritet e Republikës së Kosovës në nivelin politik dhe për të bashkëbiseduar me shoqërinë civile, investitorë potencialë dhe profesionistë të mërgatës”, ka njoftuar kryeministri Kurti.
Sipas një njoftimi për media të dërguar dje nga Zyra e Kryeministrit, Kurti me 15 maj ka qëndruar në shtetin e Illinois, në Chicago, ku ka takuar bashkatdhetarë.
Pas Illinois, ai ka udhëtuar në shtetin e Michigan.
Në bazë të njoftimit, Kurti do t’i ketë edhe tri vizita në ditët në vijim, Washington D.C., Massachusetts e New York.
“Kryeministri Kurti deri tani ka zhvilluar vizita dhe takime në Washington D.C, California, Texas, Iowa, Illinois, ndërkaq sot ka udhëtuar për në Michigan, për të vazhduar pastaj në Washington D.C., Massachusetts e New York”, thuhet në njoftim.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...