Google ADS

Kryeministri Kurti ngushëllon familjen Ramadani për humbjen tragjike të katër anëtarëve

18:42 | 7 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ramadani nga Shtimja, e cila humbi katër anëtarë në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare, një ditë më parë.

Në telegram, kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë dhimbjen me ta për humbjen tragjike.

Telegrami i plotë i kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të katër familjarëve Tuaj në aksidentin tragjik.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këtë ditë zie e pikëllimi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme