Kryeministri Kurti: Nesër do të shkoj në Malishevë

13:46 | 8 Prill 2020
Arbresh Info

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Klinën, Pejën dhe Gjakovën.

Ai gjatë vizitës që ka zhvilluar në komunën e Gjakovës, ka bërë thirrje për qytetarët që ta ruajnë pastërtinë individuale dhe të jenë më të kujdesshëm në këtë kohë.

“Meqenëse sektori ynë i shëndetësisë nuk është në nivel të kënaqshëm dhe si Kosovë në përgjithësi dhe çdo komunë duhet të fokusohet në parandalim. Të mbahet distanca fizike, të qëndrojnë nëpër shtëpia, të dalë vetëm një anëtar për furnizim dhe ta ruajnë pastërtinë individuale. E dimë që zakonisht njerëzit kur dalin bëjnë dush që të duken më të bukur por tash duhet të bëjmë dush posa shkojmë në shtëpi. U bëj thirrje që qytetarët që dalin jashtë, të hyjnë direkt në banjo të bëjnë dush kur kthehen në shtëpi që të pengojnë përhapjen e virusit në familje”, tha ai.

Pas reagimeve që ka pasur këtyre ditëve se pse kryeministri po e anashkalon Malishevën, komunën më të prekur nga virusi, ai tregon arsyet pse nuk ka bërë një vizitë të tillë.

“Dje kam qenë në Gjilan sot në Klinë, Pejë edhe Gjakovë. Nuk shkova, sepse pardje ka qenë ministri Sveçla, dhe nesër unë do ta vizitojë Malishevën”, tha Kurti.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme