Google ADS

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

22:02 | 27 Prill 2022
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish- presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.

Në kuadër të ceremonisë, Kurti  dhe Osmani patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, Condoleezza Rice dhe John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel./arbresh.info/

LEXO EDHE

Osmani: Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright! – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme