Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes së sapo themeluar gjermano-kosovare, që shënon edhe suksesin e parë të themelimit të parkut gjerman të biznesit, në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë.
KICK Engineering & Manufacturing Kosova Sh.P.K, është ndërmarrja e parë gjermano-kosovare e KD Business Development në Kosovë.
Ai para të pranishmëve tha se investimet e tilla, bashkë me institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë, e bëjnë Kosovën atraktive për investitorët e huaj dhe krijojnë një mjedis miqësor për biznese. Për këtë qëllim, kryeministri Kurti tha se qeveria tashmë ka nisur një seri të reformave strukturore në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike.
Ai veçoi rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale e cila, siç u shpreh kryeministri Kurti, pritet do të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.
Më tej shtoi se sektori privat është shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e që të dy këto janë komponentë kryesore të platformës qeverisëse.
Andaj, duke i falënderuar investitorët, ai i siguroi se Qeveria e Republikës së Kosovës është këtu për t’i mbështetur ata në realizimin e qëllimeve të përbashkëta. /arbresh.info/
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...