Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit që po mbahet sot përgëzoi ushtarët e vendit tonë për guximin, për shkathtësinë dhe për suksesin që po tregojnë në Turqi.
Kryeministri tha se edhe Kosova është e tronditur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri që ua mori jetën mbi 12 mijë njerëzve, dhe përsëri shprehi ngushëllime për familjet e viktimave.
“E gjithë Kosova është tronditur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri që ua mori jetën mbi 12 mijë njerëzve, numër ky që po rritet nga ora në orë këto ditë. Ne ndajmë dhembjen dhe pikëllimin me popujt e prekur, ju shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave, u dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve, dhe lutemi për jetën e atyre që janë gjallë nën gërmadha”, u shpreh shefi i ekzekutivit.
“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi përbëhet nga një tog i kërkim-shpëtimit urban, dy ekipe mjekësore dhe një ekip K9 me tre qen. Numri i përgjithshëm i personelit të zbarkuar është 36 pjesëtarë të FSK-së dhe ky kontingjent ka zbarkuar në Republikën e Turqisë me datën 6 shkurt. Ndërkaq nga autoritetet menaxhuese turke ka marrë detyrën të operojë në provincën Hatay të Turqisë jug-lindore. Njësitet e FSK-së në provincën Hatay janë duke zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit dhe dhënie të ndihmës së parë mjekësore”, tha Kurti.
‘Gjatë ditës së djeshme, njësitë e specializuara të kërkim shpëtimit urban të FSK-së kanë shpëtuar një vajzë dy vjeçare dhe nënën e saj, dhe janë duke vazhduar operacionin. Këto janë kushte shumë të rrezikshme e sfiduese, andaj i përgëzoj ushtarët tanë për guximin, për shkathtësinë dhe për suksesin! Gjithashtu i përgëzojmë të gjithë ata që po shpëtojnë jetë në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi e në Siri”, përfundoi kryeministri.
Kujtojmë se dje Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. /arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...