Google ADS

Kryeministri Kurti hap panelin për Ballkanin në Simpoziumin SYMI

18:02 | 17 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, George Papandreou.

Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar, shkruan Arbresh.info.

“Në pyetjet e ish- kryeministrit grek,  ai njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik.”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

Sipas njoftimit, ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme