Gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, zhvilloi një bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.
Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjet e vazhdueshme që i ka dhënë Japonia Kosovës në zhvillimin e shumë sektorëve me rëndësi.
Përfaqësuesit e bizneseve në këtë forum, u njoftuan me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me indikatorët më të fundit ekonomik dhe demokratik të vendit.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe ministri Murati, prezantuan para tyre karakteristikat kryesore të vendit dhe pse ato e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime të huaja.
Ata ndër të tjera veçuan pozitën gjeografike të Kosovës, popullsinë e re dhe fuqinë punëtore të re dhe të talentuar.
Kryeministri Kurti i ftoi bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve që vendi ynë ofron./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...