Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, e ka emëruar Driton Talin, Këshilltar Politik për çështjen e koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes, korrik 2017.
Driton Tali sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, ka mbaruar studimet bachelor në vitin 1995, në Londër, drejtimin për Menaxhment dhe Financa, për të vazhduar në MBA (Financa) dhe DBA (Lidership), në Universitetin e Ëestministrit, gjegjësisht në Universitetin Hull.
Nga viti 1996 punësohet në bankën “Lloyds”, në Londër, në sektorin e investimeve, si analizues. Kurse nga viti 2000 deri më 2004 ishte i punësuar në firmën inevstuese “Prime”, në Londër, si analizues senior i investimeve. Tani udhëheq biznesin privat.
Ndryshe, Dritoni i ka dy libra universitar të botuara në vitin 2001 “Integrimi i Europës në UE” (e ribotuar me 2004 dhe 2007), dhe në vitin 2004 e ka të botuar librin “Ekonomia dhe Industria Financiare”.
Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e tretë (2007-2010). Gjatë asaj legjislature mbahet mend si deputeti më aktiv, i cili ishte i angazhuar sidomos në luftën kundër korrupsionit, por edhe aferave të tjera të rëndësisë primare për Republikën e Kosovës./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...