Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka pritur mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Franco Federici.
Në njoftimin nga Zyra kryeministrit për komunnikim publik thuhet:
“Kurti e falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të Komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë, shkruan arbresh.info.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...