Google ADS

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris

21:39 | 9 Nëntor 2021
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyra për media e Kryeministrit Kurti.

“Po, Kryeministri Kurti do të merr pjesë në Forumin në Paris”, është shprehur shkurt zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi.

Kurti do të jetë pjesëmarrës në diskutime gjatë të enjtes dhe të premtes mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete. Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018.

Ndryshe, Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-ve që do mbahet me 9 dhe 10 dhjetor në Shtëpinë e Bardhë./arbresh.info/

LEXO EDHE

Ambasada Amerikane tregon arsyen e mos ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë – Arbresh.info

Të ngjashme