Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë fituese edhe në zgjedhjet që sipas tij mund të mbahen më së voni në vitin 2025.
Kështu tha ai teksa kujtoi zgjedhjet e 2021-tës, ku VV-ja doli e para me 50, 2% të votave, shkruan Arbresh.info.
“Ne kemi fituar zgjedhjet në 6 tetor 2019, kemi fituar përsëri me 50.2% të votave në 14 shkurt 2021, e me siguri do të fitojmë edhe zgjedhjet e tjera më së voni në vitin 2025. Por arsyeja pse angazhohemi nuk është fitorja e zgjedhjeve por dëshira për ndryshim. Këtë duhet ta kërkojmë nga vetvetja përditë, në punën tonë organizative dhe politike. Për ta mundur korrupsionin, duhet që vetë ne të mos vuajmë nga lakmia e nga zilia. Për ta mundur paaftësinë, duhet që vetë ne të jemi modestë e të hapim rrugën për profesionistët. Për ta mundur prapambetjen, duhet që vetë ne të sfidohemi e të largohemi prej rehatisë, prej zonës së komfortit”, tha ai.
Kurti theksoi se ndryshimi që dëshirojnë të sjellin në Kosovë për të kapur hapin e zhvillimit të vendeve evropiane është ende në fillimet e tij andaj duhet angazhim që si struktura që të zgjerohet komunikimi ynë me popullin që të kuptohen drejt nevojat dhe mundësitë që kemi, e që të ecim së bashku drejt zhvillimit progresist.
Duke kujtuar rëndësinë e angazhimit në nivel të pikave ai përmendi tri detyra që aktivistët tanë duhet t’i bëjnë në punën e tyre.
“Së pari, nga aktivistët e angazhuar në pikat e Vetëvendosjes, duhet të fillojë një punë me qytetarët, që ata të ndihmohen të kuptojnë më mirë se çka janë detyrat e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, e çka mund të kërkohet prej këtyre niveleve të qeverisjes”.
“Së dyti, nga ju, që jeni përfaqësuesit tanë të përditshëm në lagjet e fshatrat e Kosovës, ne presim angazhimin që së bashku të identifikojmë liderët lokalë, drejtuesit e rinj, që do të angazhohen në zgjedhjet e ardhshme lokale si kandidatë për asamble komunale, apo edhe për kryetarë komunash”.
“Së treti, të dashur bashkëveprimtarë, nuk duhet të harrojmë diçka: angazhimi politik do të thotë aktivitet i dendur. Pra do të thotë organizim takimesh dhe pjesëmarrje në takime. Do të thotë lexim e analizë. Pikat tona e qendrat tona duhet të mblidhen e të diskutojnë, sepse pa diskutim nuk ka politizim”
Ndryshe, sot për herë të parë u mbajt mbledhja me Pikat e Lëvizjes Vetëvendosje nga të gjitha qytetet, fshatrat, lagjet e Kosovës dhe mërgata./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...