Pas takimeve me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala, takuan përfaqësues të komuniteteve rom, ashkalinj, egjiptian dhe turk, për të diskutuar lidhur me procesin e vetingut në drejtësi.
Në takim, në të cilin ishin të pranishëm Kryetarja e NDS, Emilija Rexhepi, Kryetari i IRDK, Elbert Krasniqi, Kryetari i KDPT, Fikrim Damka, Kryetari i LPRK, Erxhan Galushi dhe Kryetari i PAI, Etem Arifi, Kryeministri Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët, pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias.
Përfaqësues të subjekteve politike të komuniteteve joshumicë, shprehën mbështetjen e tyre për procesin e vetingut dhe reformës në drejtësi.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë.
Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun./arbresh.info/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person