Kryeministri Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

12:50 | 11 Gusht 2023
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, për nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Eltoni edhe Përmeti, kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën, tha Kryeministri Kurti, pas homazheve në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Duke i lartësuar dhe nderuar figurat e tyre si patriot të paepur, të cilët do të na inspirojnë e do të na frymëzojnë përjetësisht, kryeministri shtoi se dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tonë, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor, por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon.

Pas nderimeve, kryeministri Kurti tha se Përmeti dhe Eltoni vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare, të cilët janë dëshmuar ndër shumë breza dhe pa dyshim që do të kujtohen me pietet edhe për shumë breza që do të vijnë pas nesh./Arbresh.info/

Deklarata e Kryeministrit Kurti:

Eltoni edhe Përmeti kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën. Janë patriotë të paepur të cilët më këto lule të freskëta që vendosëm pranë varreve të tyre do të na inspirojnë, e do të na frymëzojnë përjetësisht, pra dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tone, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon.

Përmeti dhe Eltoni, vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare të cilët janë dëshmuar në shumë breza dhe pa dyshim që do të kujtohen me pietet edhe për shumë e shumë, pa numër, breza që do të vijnë pas nesh.

Lavdi, Eltonit edhe Përmetit, dhe gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

 

Të ngjashme