Kryeministri Kurti bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

09:46 | 5 Mars 2024
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve në Gazë.

Kurti ka theksuar urgjencën e situatës dhe nevojën për vendimmarrje të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar.

“I bashkohem Kamala Harris-it dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimta”, ka shkruar kryeministri Kurti në platformën X./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme