Në prag të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi me përfaqësuesit e këtij komuniteti.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me komunitetin gjatë vitit, i cili për nga bashkëpunimi politik me siguri ishte në nivel të shkëlqyeshëm, por edhe me komunitetin përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, ku natyrisht që mund të bëjmë shumë punë të mira në të ardhmen”, tha Kurti në hapje të tryezës së organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.
Duke i falënderuar për kontributin e vlefshëm në ndërtimin e Kosovës, ai shprehu mirënjohje edhe për gatishmërinë e përfaqësuesve të komunitetit për të vazhduar bashkëpunimin me zyrën e kryeministrit.
Ai theksoi se Zyra për Çështje të Komuniteteve ka 1 milion e gjysmë euro fonde për komunitete dhe se gjatë verës do të hapet një thirrje tjetër për aftësimin dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve.
“Ky është prioritet si për qeverinë tonë ashtu edhe për komunitetet”, tha kryeministri.
Si hap të rëndësishëm për realizimin e kuotës për punësim në institucione, siç e parasheh ligji, ai veçoi miratimin e vendimit për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Kurti potencoi nismat e tjera që do të ndikojnë në punësimin e komunitetit egjiptian, siç janë “bursat për 100 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në fakultet të Edukimit, në mënyrë që në të ardhmen e afërt në klasat tona anë e mbanë Kosovës të mund të kemi mësuese dhe mësues të komunitetit, ashtu që të japin kontributin e tyre jo vetëm për fëmijët egjiptian po edhe për fëmijët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka ndarë edhe 500 bursa për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në drejtime të tjera të studimeve, pra përveç Edukimit”, tha kryeministri Kurti.
Në tryezën e përbashkët morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Emilija Redžepi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Republikës Fridon Lala, këshilltarja e kryeministrit Elizabeth Gowning, përfaqësues politikë, përfaqësues të institucioneve e të shoqërisë civile si dhe shërbyes civil./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...