Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe angazhimit të institucioneve për të adresuar sfidat e trashëguara, duke u shprehur i kënaqur që është pjesë e ngjarjes “Kosova 2024”. Ai ka theksuar se është shqetësuese se një pjesë e të rinjve janë të pa-informuar për politikën,
“Kam kënaqësinë të jem këtu me juve “Kosovë 2024”. Kontuniteti tij është vlerë në vetvete dhe të mësojmë problemet e trashëgueshme. Është shqetësuese që gjetja se disa të rinj janë të pa informuar për politikën. Gjatë tre viteve rritja e prodhimeve bruto ishte 6.2 për qind. Buxheti i shtetit në vitin 2025 do të jetë 3.6 miliard eurove“, tha Kurti.
Kurti theksoi disa nga arritjet kryesore të qeverisë gjatë mandatit të saj, përfshirë dyfishimin e numrit të të rinjve të punësuar, sigurimin e arsimit të lartë pa pagesë, bursa për studentët në fushat STEM, si dhe shtesa mujore për fëmijët nën moshën 16 vjeçare.
“Dyfishim i të rinjve të punësuar, arsim i lartë pa pagesë, bursa për studentët STEM, shtesa muaj pas muaji për fëmijët nën moshën 16 vjeçare, rritje të pagës minimale 2 herë brenda mandatit qeverisës. Ne e kuptojmë nevojën për të përmbushur hendekun e punës. Ka ende punë për tu bërë gjysma e të rinjve në Kosovë punojnë në drejtimin që kanë studiuar. 98 për qind e të rinjve tanë dëshirojnë anëtarësimin në BE.
Kurti shprehu mirënjohje për Fondacionin Friedrich Ebert, (FES) për mundësinë e hulumtimit mbi gjendjen e të rinjve
“Ne jemi të vendosur që të punojmë për tu kthyer ata që shkuan por mbi të gjitha të punojmë me fjalët që themi po me rezultatet që kemi. Ne jemi mirënjohës këtij fondacioni që bënë të mundur këtë hulumtim mbi gjendjen e të rinjve”, tha Kurti./Arbresh.info/
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...