Google ADS

Koreja e Veriut lëshon raketa mbi Japoninë, ‘kërcënim i paprecedentë’

10:19 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka thënë që pajtohet me sanksionet e propozuara nga SHBA-ve për Korenë e Veriut,  duke e quajtur si kërcënim të paprecedentë atë që ka ndodhur herët të martën, transmeton arbresh.info.

Reagimi vie pas lëshimit të një raketë koreane mbi territorin japonez, e cila  fluturoi mbi ishullin Hokkaido para se të binte në det.

Këshilli i Sigurimit i OKB pritet të mbajë një takim urgjent.

Koreja e Veriut ka kryer një stuhi të testeve raketore kohët e fundit, por kjo është hera e parë që ka qëlluar atë që mendohet të jetë një armë balistike mbi Japoninë.

Nga ana tjetër presidenti Trump ka thënë që kjo deklaratë e kryeministrit japonez është shumë e drejt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme