Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka dhënë dhjetë ditë ultimatum banorëve të Hades dhe Shipitullës që të nënshkruajnë marrëveshjet e qeverisë për shpronësim. Në të kundërtën sipas tij bagerat për rrënimin e objekteve të ndërtuara afër mihjeve të KEK’ut do të shkojnë pas dhjetë ditësh në Hade e Shipitull, shkruan arbresh.info.
Sipas tij,nëse edhe dhjetë ditë banorët nuk i nënshkruajnë kontratat për largim, ka thënë se oferta ndaj tyre do të bëhet bazuar në Ligjin për Shpronësim, i cili ofron kushte përgjysmë më të ulëta se sa oferta e Qeverisë.
Këto komenet shefi i kabinetit Qeveritar i bëri, pas takimit që kishte me menaxhmentin e KEK-ut.
Ai ka thënë se prapa banorëve të Hades e Shipitullës janë disa matrapazë që po dëshirojnë të zhvatin buxhetin e Shtetit.
“Do të japin të gjithë llogari. Të gjithë ata matrapazë që po dëshirojnë të zhvatin buxhetin e Shtetit”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...