“Italia është një nga ekonomitë e fuqishme të botës, është afër gjeografikisht dhe e konsiderojmë partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me delegacionin e Dhomës së Tregtisë Itali –Kosovë, të kryesuar nga ish ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzi, Gianvitorio Abate dhe Riccardo Paunceli.
Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve italiane në Kosovë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar delegacionin italian me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm dhe miqësorë për zhvillimin e bizneseve, që do të kontribuonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, rritjen e vendeve të punës dhe të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në këtë kontekst, kryeministri Haradinaj ka falënderuar angazhimin e Dhomës së Tregtisë Itali -Kosovë në rritjen e bashkëpunimit të bizneseve italiane dhe atyre kosovare dhe mbrojtjen e interesave të ekonomive të dyja vendeve.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se thithja e investimeve të huaja, sidomos nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian trajtohet me prioritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Anëtarët e delegacionit të Dhomës së Tregtisë Itali -Kosovë, kanë theksuar faktin se në vitet e fundit raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Italisë janë zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme, për çka kanë kontribuar takimet e shpeshta ndërmjet përfaqësuesve të qeverive dhe parlamentarëve si dhe pjesëmarrja në konferenca të ndryshme.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...