Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime për zgjedhjen e tij kryeministër nga kryeministri i Irlandës, Micheál Martin.
Në letër urimin e dërguar nga kryeministri Martin thuhet se Irlanda dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe se ai pret që të punojë bashkë me kryeministrin Kurti për t’i forcuar edhe më tej ajo. Ai ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, marrëveshje kjo e para dypalëshe në mes Kosovës dhe Irlandës.
Kryeministri Kurti në këtë letër ka marrë mbështetjen e Irlandës në reformat urgjente dhe të vështira ekonomike, sociale e ligjore në vend, shkruan arbresh.info.
Kosova, ngjashëm sikurse Irlanda, thuhet në letrën e kryeministrit Martin, është vend i formësuar nga përpjekja e vazhdueshme për të ndërtuar besim dhe pajtim, andaj ai i ka inkurajuar përpjekjet e ripërtërira të qeverisë për të promovuar marrëdhënie dhe bashkëpunim më të mirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe dialogun Kosovë-Serbi. Për të, kryeministri Martin është shprehur se Irlanda, tashmë edhe duke qenë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut që synon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura në mes dy palëve.
Irlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm perspektivën Evropiane të Kosovës dhe mezi pret të shoh progres të hershëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta reformuese, thuhet në letrën e kryeministrit të Irlandës, Martin drejtuar kryeministrit të Kosovës, Kurti./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...